171 fëmijë dhe të rinj janë bërë pjesë e kampeve verore të organizuara nga qendrat “Fuqizojmë Komunitetin” në bashkitë Durrës, Lezhë dhe Kurbin. Pjesë e programeve të këtyre kampeve përfshijnë lojëra interaktive dhe argëtuese, sesione informative, vizita në zona kulturore e historike, si dhe nisma ndërgjegjësuese për pastrimin e mjedisit. Në bashkinë e Durrësit, 80 fëmijë dhe të rinj do të të jenë pjesë aktive e kampit veror të Qendrës “Fuqizojmë Komunitetin” për 4 javë, ku çdo ditë është e ndryshme dhe e dedikuar, nga lojërat interaktive tek vizitat në bregdet dhe në qendrat historike e kulturore të qytetit bregdetar. Në vashkinë e Lezhës, 40 fëmijë i janë bashkuar thirrjes së Qendrës “Fuqizojmë Komunitetin”, ku për dy javë do të zhvillojnë aktivitete të ndryshme sportive, artistike dhe edukative, që kanë për qëllim promovimin e gjithëpërfshirjes, diversitetit, argëtimin dhe zhvillimin e aftësive të reja. Në vashkinë e Kurbinit, Qendra “Fuqizojmë Komunitetin” ka nisur kampin veror, ku 51 fëmijë dhe të rinj i janë bashkuar dhe do të qëndrojnë në Zvërnec të Vlorës, aty ku mes shumë aktiviteteve argëtuese nuk mungojnë as nismat për pastrimin e bregdetit dhe mbrojtjen e mjedisit. Aktivitetet janë pjesë e programit “Fuqizojmë Komunitetin”, një iniciativë e UNDP Shqipëri, financuar nga USAID/Albania dhe zbatuar në partneritet me bashkitë Durrës, Lezhë dhe Kurbin, si dhe organizatat “Sot për të ardhmen”, “Të Ndryshëm & Të Barabartë” dhe World Vision Albania.
“Fuqizojmë Komunitetin”, kampe verore në tre bashki për fëmijët në nevojë
RELATED ARTICLES