Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREFundviti i Operës së Kosovës në Prishtinë e Gjakovë

Fundviti i Operës së Kosovës në Prishtinë e Gjakovë

Opera e Kosovës ka dhënë 2 shfaqje gala të Koncertit të Vitit të Ri 2024, në Gjakovë dhe Prishtinë. Artdashësit e të dy qyteteve kanë mundur të shijojnë një mbrëmje në botën e mrekullueshme të muzikës operistike përmes një përzgjedhjeje të veçantë uverturash, ariesh dhe duetesh të njohura. Në koncertin gala interpretoi një kastë e jashtëzakonshme solistësh: Josif Gjipali, Marcelina Román, Vitaliy Bilyy, Flaka Goranci, Lorika Ismajli, Gesu Zefi, Ardita Meni dhe Dioklea Hoxha, nën shoqërimin e Orkestrës dhe Korit të Operës së Kosovës. Koncerti u dirigjua nga maestro Edon Ramadani, në sallën “AMC”. Koncerti erdhi këndshëm këtë fundvit, për kënaqësinë e artistëve, personaliteteve publike, por edhe të publikut të thjeshtë artdashës. Ministria e Kulturës së Kosovës premtoi përmes një postimi në rrjetet sociale se programi i vitit 2024 do të jetë edhe më dinamik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments