Fundjavë vere edhe në vjeshtë, temperaturat shkojnë në 34°C | ABC News Albania

0
34

Shtatori ka nisur me temperature të larta. Sipas meteorologes Lajda Porja fundjava do të jetë e nxehtë dhe me temperatura tipike vere edhe pse zyrtarisht tashmë ndodhemi në stinën e vjeshtës. Sipas të dhënave të gjithë ato që akoma kanë dëshirë për të kaluar një fundjave në plazh, kjo është e duhura pasi temperaturat do të shkojnë deri në 34 gradë. “Fundjave e kthjellët dhe me temperature të larta. Një fundjavë tipike vere edhe pse zyrtarisht jemi në vjeshtë. Në zonat bregdetare dhe të ulëta do të jenë nën mbizotërimin e kthjellimeve me vranësira të lehta do të shfaqen vetëm pasdite, edhe zonat malore do të jenë nën mbizotërimin e kthjellimeve. Termometri do të shënojë minimalen 13 gradë dhe maksimalja në 28 gradë ndërsa në zonat e ulëta minimalja me 18 gradë dhe minimalja deri në 34 gradë”, ka thënë Porja. Ndërkohë sa I përket rajonit ajo ka theksuar se edhe në Kosovë edhe në Maqedoninë e Veriut temperaturat do të jenë të larta dhe nën mbizotërimin e motit të kthjellët./abcnews.al