Muaji Tetor po mban i ngrohtë dhe parashikohet të mbyllet me temperatura shumë më të larta, sesa vlerat normale, madje të arrijnë deri në 30 gradë Celcius.“Vendi ynë vijon të mbetet në zotërimin e motit të qëndrueshëm. Do të kemi orë të shumta me diell, por herë pas here edhe kalime të pakta të vranësirave, të cilat nuk do të sjellin reshje në vendin tonë. Po ashtu edhe fillimjava mbetet në dominimin e motit të kthjellët. Shumë pak do të jenë prezente vranësirat më të fokusuara këto do të jenë në zonat malore, por sërish nuk pritet të kemi reshje.” Mund të themi që kemi një stinë vere brenda muajit Tetor. Pritet që gjatë kësaj fundjave në orët e mesditës temperaturat të ngjiten edhe në 27 gradë Celcius.Ndërsa fillimjava do të vijojë të sjellë rritje të temperaturave të ajrit, kjo si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga Mesdheu, që po prekin territorin shqiptar, duke bërë që të kemi temperatura edhe shumë pranë vlerave 30 gradë Celcius, që në fakt janë 6 apo 7 gradë më të larta se vlerat normale përsa i përket një Tetori normal. “Fillimjava do të vijojë të ketë rritje të temperaturave të ajrit, në orët e para të mëngjesit duke bërë që të ngjiten edhe në vlerën 10 gradë Celcius në qytetet e zonave malore, ndërsa në Ultësirën Perëndimore do të kemi edhe vlera 21 gradë Celcius. Por presim një rënie të lehtë dhe graduale të temperaturave të ajrit duke filluar nga dita e mërkurë e në vijim. Mbeten deri në fundjavë temperaturat maksimale rreth vlerave 27 gradë Celcius, ndërsa në vlerat minimale gjatë ditës së enjte dhe në vijim pritet të ketë rënie të ndjeshme të tyre duke bërë që të jenë mëngjeset dhe mbrëmjet e freskëta, me temperatura rreth vlerës 5 gradë Celcius në qytetet e zonave malore. Ky Tetor parashikohet të mbyllet me temperatura shumë më të larta sesa vlerat normale dhe me një mot të qëndrueshëm. “
Fundjavë plazhi/ Në mesditë temperaturat arrijnë në 27 gradë
RELATED ARTICLES