Mot i paqëndrueshëm në fundjavë. Meteorologia Lajda Porja shprehet se reshjet e shiut dhe të dëborës do të nisin mbrëmjen e së premtes. Të shtunën do të ketë dëborë të dendur në verilindje dhe juglindje, ndërsa në Ultësirën Perëndimore priten reshje shiu. Temperaturat shkojnë deri në -5 gradë.
“Territori shqiptar nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut, si fillim në zonat veriore dhe gradualisht pjesërisht zonat qendrore. Shtohet intensiteti i reshjeve në pjesën e dytë të ditës. Gjatë natës, do të ketë rrebeshe shiu në Ultësirën Perëndimore. Rikthehen sonte në mbrëmje reshjet e dëborës në të gjithë zonën malore, për shkak se temperaturat megjithëse janë rritur, në zonat malore mbeten -1 gradë. Parashikohet që e shtuna të jetë e paqëndrueshme, ku do të kemi reshje të dendura dëborë në verilindje dhe juglindje të territorit, si dhe reshje shiu përgjatë Ultësirës Perëndimore. Termometri zbret në -5 gradë në verilindje, në -3 apo -4 në zonat e juglindjes. Ulet termometri në vlerat maksimale për shkak se nuk do të kemi kthjellime deri në 12 apo 13 gradë. E diela dobëson djeshëm reshjet. Do të mbeten vetëm në skajin verior, megjithatë do të jetë një ditë e ftohtë. Termometri do të zbresë në -6 apo -7 në zonat e thella malore dhe maksimalet jo më shumë se 12 gradë celcius.“, u shpreh ajo.
“Sonte vonë në mbrëmje nisin reshjet në Kosovë, më së shumti do të jenë reshje dëbore, pasi temperaturat janë në vlera negative. Parashikohet që më të dendura të jenë gjatë të shtunës. E diela sjell ndërprerje të reshjeve, megjithatë do të jetë ftohtë. Temperaturat e ajrit do të jenë -8 më e ulëta dhe maksimalja jo më shumë se 6 gradë. RMV do të ketë reshje shiu gjatë natës, që do të konvertohen të shtunën me reshje dëbore.”/abcnews.al