Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAFund karburanteve fosile brenda 10 viteve

Fund karburanteve fosile brenda 10 viteve

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck i ka premtuar Kolumbisë mbështetje për t’i dhënë fund përdorimit të minierave të qymyrit pas bisedimeve me përfaqësuesit e qeverisë dje në Bogota. Të dy vendet duan t’i japin fund karburanteve fosile brenda 10 viteve të ardhshme”, tha Habeck, ndërsa Gjermania ka planifikuar të ndalojë prodhimin e energjisë me qymyr. Nxjerrja e qymyrit në Kolumbi shihet si një çështje ekologjike dhe sociale. Ministri kolumbian i Tregtisë, German Umaña theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Gjermaninë në tranzicionin energjetik. “Qëllimi është investimi në hidrogjenin e gjelbër, i cili prodhohet duke përdorur energji të rinovueshme, si një alternativë”, tha Habeck. “Potenciali i Kolumbisë për këtë është shumë i madh”, tha Habeck, duke shtuar se Gjermania dëshiron të mbështesë vendin në zhvillimin e industrisë së hidrogjenit. Gjermania ka planifikon të heqë plotësisht prodhimin e energjisë me qymyr deri në vitin 2038. Megjithatë, në shtetin perëndimor gjerman të Rhine Westphalia, ku ndodhen shumica e minierave të linjitit, afati është shtyrë në vitin 2030. Aktualisht, Kolumbia është një nga furnizuesit më të mëdhenj të qymyrit të Gjermanisë, që nga gushti, importet e qymyrit rus në BE janë ndaluar për shkak të luftës në Ukrainë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments