Papa Françesku na fton të lexojmë edhe gjatë pushimeve pasi, sipas Tij, stimulon inteligjencën dhe ndihmon për të përballuar jetën, sipas vanityfair.it Një libër i mirë është ushqim për zemrën dhe mendjen, zgjeron universin personal, e pasuron dhe e rinovon atë. Për këtë është shumë i bindur edhe papa, i cili nënvizoi vlerën e leximit të romaneve dhe poezive në rrugën e pjekurisë së çdo njeriu. Dhe çfarë kohe më të mirë mund të gjejmë se sa pushimet veror për t’u rikuperuar intelektualisht? ”Një përvojë e shpeshtë para gjithëpërfshirjes së mediave, rrjeteve sociale, celularëve dhe pajisjeve të tjera”, thotë papa Françesku. Në shkrimin e tij, Bergoglio thekson edhe funksionin terapeutik që zotërojnë shumë libra. ”Shpesh në mërzinë e festave, në vapën dhe vetminë e disa lagjeve të shkreta, gjetja e një libri të mirë për të lexuar bëhet një oaz që na distancon nga zgjedhjet e tjera”, shkruan papa. ”Atëherë kur nuk mungojnë momentet e lodhjes, zemërimit, zhgënjimit, dështimit, dhe kur edhe në lutje ende nuk jemi në gjendje të gjejmë qetësinë e shpirtit, një libër i mirë të paktën të na ndihmojë të kalojmë stuhinë, derisa mund të kemi pak më shumë se qetësi”, thekson ai.