Sipas një njoftimi të FSK-së, trajnimi ka për qëllim certifikimin e pjesëtarëve të FSK-së si snajperistë profesionalë operativë, të aftë për të përdorur armë me kalibra të ndryshëm në përputhje me standardet moderne ushtarake ndërkombëtare.

Ky program trajnimor është pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të FSK-së për zhvillimin, avancimin dhe profesionalizimin e kuadrove ushtarake, në funksion të mbrojtjes së vendit dhe përmbushjes së detyrave të brendshme e ndërkombëtare.