Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka informuar përmes një statusi në rrjetet sociale se, ushtarët e FSK-së, janë të gatshëm të realizojnë operacione të kërkim- shpëtimit në kushte ekstreme të motit. “Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH), po realizon trajnimin për kërkim-shpëtim dimëror në Brezovicë me fokus në operacionet e evakuimit të lënduarve me ski, evakuimit të lënduarve nga orteku dhe mënyrat e kërkimit në orteqe. Vazhdojmë drejt sukseseve të reja”, shkruan ai. ATSH
FSK e gatshme për operacione shpëtimi në kushte ekstreme të motit
RELATED ARTICLES