Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIFSHZH: 3.48 milionë dollarë për rrugën Pogradec-Tushemisht-Doganë

FSHZH: 3.48 milionë dollarë për rrugën Pogradec-Tushemisht-Doganë

Rruga Pogradec-Tushemisht-Doganë, loti 2 do të riparohet përmes një fondi prej 3.48 milionë dollarë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit që është dhe autoriteti kontraktor i kësaj rruge bën të ditur se projekti parashikon ndërtim dhe rindërtim rrugës, punime për përmirësimin urban dhe punimet për rehabilitimin e peizazhit. Rindërtimi i rrugës do të rrisë vlerën e aseteve përreth, do të lehtësojë aksesin dhe lëvizshmërinë e zonës për banorët vendas dhe aksesin në kala nga turistët. Sipas FSHZH-së, zbatimi do të bëhet nga bashkimi i operatorëve “4 A – M” shpk & “GPG Company” shpk. Punimet e përcaktuara në kontratë për riparimin e plotë të rrugës parashikohet të mbyllen brenda 6 muajve. Rruga Pogradec-Tushemisht-Doganë është pjesë e projektit të Konektivitetit të Rrugëve Rajonale dhe Lokale i cili mbështetet nga Banka Botërore prej disa vitesh tashmë. Ai parashikon ndërhyrje në rritjen potenciale të aktiviteteve bujqësore dhe turistike duke përmirësuar aksesin në zonat e përzgjedhura, si dhe forcim të kapaciteteve të bashkive për menaxhimin e aseteve të tyre rrugore. Ky projekt ka një fond prej 50 milion USD dhe përbëhet nga tre komponentë kryesorë: Punimet civile dhe iniciativat për sigurinë rrugore; forcimi i kapaciteteve për NjQV-të; menaxhimi gjatë zbatimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments