Monday, April 21, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAFSHN dhe Akademia e Shkencave, konferencë për bioteknologjinë në Janinë

FSHN dhe Akademia e Shkencave, konferencë për bioteknologjinë në Janinë

Akad. Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka përshëndetur Konferencën e 4-të Ndërkombëtare për Bioteknologjinë e Aplikuar” – ICAB-2022, që po mbahet në Janinë të Greqisë, në ambientet e Universitetit të Janinës. Konferenca organizohet nga departamenti i bioteknologjisë i Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, në kuadër të 65-vjetorit të krijimit të këtij universiteti, në bashkëpunim me Universitetin e Janinës, Akademinë e Shkencave e Shqipërisë etj. Akad. Gjinushi në fjalën e tij vlerësoi organizimin e javës së bioteknologjisë në Janinë dhe përgëzoi e falënderoi organizatorët dhe të gjithë pjesëmarrësit. Ai përshëndeti sidomos bashkëpunimin midis dy universiteteve, të Tiranës e të Janinës, një bashkëpunim tashmë i konsoliduar. Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë tha se “Akademia e ka në qendër të objektivave të saj parësorë nxitjen, promovimin e koordinimin e kërkimit shkencor në fushën e bioteknologjisë. Për këtë arsye ndër njësitë e para të ngritura pranë saj në bazë të ligjit tonë të ri është qendra e biogjenetikës. Me ngritjen e kësaj njësie kemi pasur kënaqësinë që pranë saj të aktivizohen si pjesëtarë a bashkëpunëtorë specialistë ndër më të mirët të kësaj fushe nga gjithë universitet e vendit. Ajo përbën sot qendrën më aktive të rrjetit tonë. Në dy vjetët e fundit një e treta e gjithë aktiviteteve shkencore të organizuara nga Akademia jonë u është kushtuar çështjeve të ndryshme të lidhura me bioshkencën e bioteknologjinë, në saje të rrjetit të ngritur pranë kësaj njësie dhe komisionit të biologjisë e bujqësisë”. Në mbyllje të fjalës, Gjinushi vlerësoi në veçanti përfshirjen në këtë javë shkencore të dy shkollave me kërkuesit e rinj. “Përgatitja e specialistëve dhe kërkuesve të rinj në nivelin e kohës është padyshim sfida kryesore e arsimit të lartë dhe e Akademisë së Shkencave. Për Shqipërinë kjo sfidë është dy herë dhe më e vështirë, pasi, krahas përgatitjes në kushte më të kufizuara logjistike të specialistëve e kërkuesve, duhet amortizuar edhe fenomeni i ikjes së trurit, pra, duhen përmirësuar kushtet për ushtrimin e talentit të tyre në vendin e vet”, u shpreh akademik Gjinushi. ICAB-2022 i 4-të, mbajtur në Janinë, Greqi, promovon shkëmbimin e informacionit, përvojave dhe ideve ndërmjet shkencëtarëve, akademikëve, studentëve, përfaqësuesve të industrive dhe profesionistëve të tjerë të interesuar në bioteknologji.http://ata.gov.al/2022/10/21/fshn-dhe-akademia-e-shkencave-konference-per-bioteknologjine-ne-janine/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ