FSHF prezanton Albanin, maskotën e Kombëtares shqiptare U17

0
3

Kombëtarja shqiptare do të përfaqësohet në këtë eveniment me maskotën e saj, që do ta shoqërojë përgjatë gjithë ndeshjeve të EURO 2025, një risi për këtë pjesëmarrje të veçantë.

Për të emërtuar maskotën e Kombëtares u sugjeruan disa opsione emrash shqiptarë në rrjetet sociale të Federatës së Futbollit, ku pas votimeve të tifozëve në sondazhin online, me shumicë votash u përzgjodh emri Alban.

Albani, i veshur me ngjyrat kuqezi, do të shoqërojë ekipin tonë në përballjet e tij dhe do të sjellë atmosferë pozitive për të gjithë tifozët e pranishëm nëpër stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet.