Kjo fushë është tashmë gati për të pritur aktivitetet e ekipeve kombëtare dhe evente të ndryshme sportive, teksa ditën e djeshme akademia ‘Elite Youth’ ka zhvilluar stërvitje në ambientet e reja.
Ky është investimi i tretë i këtij lloji brenda kompleksit të “Shtëpisë së Futbollit”, i cili po shndërrohet në një qendër multifunksionale.
Paralelisht, vijojnë me ritme të larta punimet për fushën e katërt me bar natyral, që do të plotësojë më tej kapacitetet e këtij kompleksi.
Në vijim të zhvillimeve infrastrukturore, së shpejti pritet të nisin edhe punimet për ndërtimin e hotelit të ekipeve kombëtare. Një projekt i rëndësishëm që do të sigurojë kushte optimale akomodimi për ekipet përfaqësuese.