Ky investim do të realizohet në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me “TR 19 Football Academy” në zonën e Picallës.
Kompleksi sportiv do të përfshijë një fushë futbolli me standarde bashkëkohore 110 x 73 metra dhe disa ambiente të tjera sportive, me synim zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe promovimin e edukimit të të rinjve përmes futbollit.
Ky vendim tregon përkushtimin e FSHF-së në zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe promovimin e futbollit tek të rinjtë në të gjithë vendin