FSHF dhe UNICEF nënshkruan një memorandum bashkëpunim për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve përmes futbollit. Ky partneritet është për t’u siguruar që çdo fëmijë është i barabartë me të tjerët për të marrë pjesë në sporte dhe aktivitete që nxjerrin në pah talentin dhe aftësitë e fëmijës.

Alban Skënderaj, ambasadori i ri i UNICEF për Fëmijët, bëri debutimin e tij në stadiumin “Air Albania” para ndeshjes Shqipëri-Ukrainë me një mesazh të fuqishëm: “Roli im si Ambasadori i Parë Kombëtar i UNICEF është një kujtesë se, ashtu si në fushë, ne synojmë të shënojmë një gol, duhet të punojmë së bashku jashtë fushës dhe të shënojmë një gol për të drejtat e fëmijëve për të siguruar që çdo fëmijë ka të drejtën për një jetë të sigurt, të shëndetshme dhe të lumtur.”

Futbolli i fëmijëve është një nga prioritetet kryesore të Federatës së Futbollit. Në bashkëpunim me UEFA-n, FSHF ka zbatuar disa projekte të rëndësishme në Shqipëri, si: “Uniforma Ime”, “Topi yt”, “100 fushat”, “Step by Step”, “UEFA Playmakers”, projekti “Grow”, si edhe “Elite Youth Development Academy”. Nëpërmjet këtyre projekteve qëllimi kryesor është edukimi dhe trajnimi i fëmijëve jo vetëm në kontekstin sportiv por edhe në atë edukativ dhe personal.