Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIFrutat dhe perimet që mund ti konsumoni edhe pa qëruar

Frutat dhe perimet që mund ti konsumoni edhe pa qëruar

Lëvorja e perimeve apo e frutave është pothuajse gjithmonë një burim i rëndësishëm fibrash dhe vitaminash, por në shumicën e rasteve priremi ta heqim atë, edhe pse është e ngrënshme. Ka shumë fruta apo perime te cilat mund ti konsumoni bashkë me lëvozhgën por ka disa që nuk mund t’i hani.

Patate- 30-40% e fibrave të një patateje gjendet në lëkurë kështu që nëse dëshironi te ndiqni këshillat e nutricionistëve pasi ti lani patatet mirë mund ti gatuani me lëkurë.

Kivi- Mbase ju duket e çuditshme por ne vërtet këshillohet qe kivi te konsumohet bashke me lëkurën. Nëse hani lëkurën, do të merrni 50% më shumë fibra. Fillimisht, lajini ato shumë mirë, për të larguar qimet dhe ashpërsinë e lëkurës.

Mollët- Rreth 45% e fibrave në një mollë gjendet në lëvozhgë, e cila është gjithashtu e pasur me pektinë, një përbërës shumë i mirë për shëndetin e zorrëve. Shpëlajini mirë nën ujë të rrjedhshëm, vetëm për të reduktuar papastërtitë dhe pesticidet.  

Karotat- Lëvozhgat e karotave në të vërtet mund të jenë pak të hidhura, por ju po hidhni fibrat plus një tufë lëndësh ushqyese të rëndësishme. Thjesht shpëlajini ato me ujë, fshijini çdo njollë sipërfaqësore dhe jeni gati t’i hani të papërpunuara ose të gatuara.

Kastraveci- Nëse keni shtrydhur ndonjëherë një kastravec , e dini se e vetmja pjesë që del është lëvozhga jeshile. Pothuajse e gjithë pjesa e brendshme është me ujë. Fibrat dhe përbërësit e dobishëm si klorofili mblidhen të gjitha në lëkurë, ndaj mos e hidhni.RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments