Shkrimtarja austriake, Laura Freudenthaler dhe poeti Arian Leka zhvilluan mbrëmë një bisedë mbi letërsinë. Dy autorët lexuan pjesë të përzgjedhura nga librat, mbi të cilat të pranishmit diskutuan. Laura Freudenthaler nga Salzburg-u është e ftuar për qëndrim në Rezidencën Letrare “Poeteka – Tirana in Between”. Kjo veprimrari kulturore vjen si bashkëpunim mes Ambasadës së Austrisë në Tiranë dhe Shoqatës “Poeteka”, e cila, prej dhjetë vitesh organizon rezidencat për shkrimtarë, përkthyes letrarë dhe artistë nën mbështetjen e Tradukit. Pas përurimit të romanit “Historia Shpirtrash”, Laura Freudenthaler tashmë kthehet për të prezantuar veprën e saj “Mbretëresha hesht” në një mbrëmje diskutimi dygjuhësh. Në datën 23 qershor, Laura Freudenthaler do të jetë në Qendrën Rinore dhe Kulturore ARKA, Shkodër, për të bashkëbiseduar me lektoren e OeAD, Karoline Kuttner. Laura Freudenthaler studioi gjuhë dhe letërsi gjermane në Universitetin e Vjenës. Në gjuhën shqipe ka botuar librat “Histori shpirtrash” (Geistergeschicht) nga shtëpia botuese Toena, me përkthim të Irena Nasi. Libri është fitues i Çmimit të BE-së për Letërsinë në 2019. Gjithashtu nga kjo autore, ka ardhur në shqip edhe (Die Königin schweigt), po nga shtëpia botueseToena, me përkthimin e Admira Poçi, fitues i Çmimit të Letërsisë Förderpreis, Bremen në 2018. Në vitin 2020 Laura Freudenthaler u nderua me çmim në Festivalin e Letërsisë Gjermane në Klagenfurt. atsh