Sipas ‘Freedom House’, njëri prej kërcënimeve më të mëdha ndaj demokracive në mbarë botën gjatë këtij viti ishin edhe udhëheqësit e zgjedhur, të cilët sulmuan institucionet demokratike, përfshirë minimin e organeve që mbikëqyrin kompetencat e tyre, sulmet ndaj mediave, ndaj agjencive kundër korrupsionit dhe ndaj gjykatave. “Këto sulme rrezikojnë demokracinë dhe liritë themelore”, shton raporti.
Megjithatë, raporti shënon edhe disa përmirësime, përfshirë rënien e regjimit brutal të diktatorit sirian Bashar al-Asad në Siri pas luftës civile 13 vjeçare në këtë vend.
Raporti po ashtu ofron disa rekomandime drejtuar qeverive demokratike dhe organizatave joqeveritare për të përmirësuar gjendjen e të drejtave dhe lirive politike dhe qytetare, duke i dhënë përparësi forcimit të sundimit të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve dhe mirëqenies ekonomike.
“Këtë vit, të gjithë ata që e kuptojnë vlerën e të drejtave politike dhe lirive qytetare duhet të punojnë bashkë për të mbrojtur demokracinë dhe të jenë të gatshëm të shfrytëzojnë mundësitë për të shënuar përparim kudo që lindin ato”, thuhet në raport