Fotografi i famshëm francez përjetësoi imazhin e Bornet ndërsa ajo puthte të dashurin e saj në atë kohë, Jacques Corteaux, një student aktrimi. Pas realizimit të fotos ikonike, Francoise Bornet vazhdoi të punonte në teatër, ku interpretoi në vepra të drejtuara nga Francois Perrier dhe Pierre Brasseur. Ajo u martua me njeriun që familja e saj e konsideroi si dashurinë e saj të madhe, regjisorin Alain Bornet. Në vitin 2005, dhjetë vjet pas vdekjes së fotografit Doisneau, Bornet nxori në ankand foton e printuar, duke fituar 155 mijë euro.