Në muajin gusht, deficiti i tregtisë së jashtme në Francë shënoi një rritje krahasuar me një vit më parë, pasi importet u rritën më shpejt se eksportet, sipas të dhënave të publikuara sot nga zyra doganore. Deficiti tregtar u rrit ndjeshëm në 15.30 miliardë euro (14.9 miliardë dollarë) në muajin gusht, krahasuar me 6.61 miliardë euro në muajin korrespondues të vitit të kaluar. Në korrik, deficiti tregtar ishte 14.78 miliardë euro. Rënia e bilancit tregtar erdhi kryesisht si pasojë e përkeqësimit të bilancit të energjisë në kushtet e rritjes së çmimeve të energjisë. Eksportet shënuan një rritje vjetore prej 20,1% në gusht. Në të njëjtën kohë, importet u rritën me 33,7%. Nga muaji në muaj, eksportet u rritën me 4,5%, ndërsa importet me 4,3%.http://ata.gov.al/2022/10/07/france-deficiti-tregtar-rritet-ndjeshem-ne-gusht/
FRANCË – Deficiti tregtar rritet ndjeshëm në gusht
RELATED ARTICLES