“France 5” : Drejt vendit të bukur e të vërtetë

0
1

“Një udhëtim magjik drejt Shqipërisë së egër, të bukur, të vërtetë. Më 31 maj, ora 21:00, emisioni shumë i ndjekur francez “Échappées belles” do t’u ofrojë shikuesve të tij një aventurë shqiptare në ekranin e “France 5”, në Francë, për të zbuluar në 90 minuta thesaret që e bëjnë Shqipërinë të dëshirueshme e pastaj të paharrueshme për vizitorët”, shkruan Kumbaro.

Vitet e fundit medie të ndryshme ndërkombëtare kanë realizuar një sërë emisionesh për promovimin e Shqipërisë, duke u sugjeruar qytetarëve të tyre ta vizitojnë.