Franca regjistroi më pak foshnja të lindura vitin e kaluar se në çdo vit tjetër qysh nga Lufta e Dytë Botërore, raportoi shërbimi statistikor INSEE. Shifra prej rreth 762 000 bebesh ishte 2.2% më pak nga viti 2021 dhe 12.8% nga 2010. Krahasuar me vitin 1971, kur lindjet arritën kulmin në periudhën e pasluftës, rënia ishte 20,8%. Duke analizuar sipas grupmoshave, vetëm gratë mbi 40 vjeç kanë lindur më shumë fëmijë në krahasim me një vit më parë. INSEE vuri në dukje se rënia e lindjeve në Francë ishte shumë më e vogël se rënia e përgjithshme prej 4.9% në të gjithë Bashkimin Evropian. INSEE nuk ofroi asnjë arsye për rënien e lindjeve.
Franca regjistron numrin më të ulët të lindjeve që nga LIIB
RELATED ARTICLES