Qeveria franceze ka nisur të bëjë përgatitje konkrete për ndërprerje të mundshme të furnizimit me energji elektrike në pjesë të ndryshme të vendit gjatë këtij dimri. ”Kryeministrja Elisabeth Borne do të udhëzojë zyrtarët rajonalë që të përgatiten për një ndërprerje të kontrolluar të furnizimit për një maksimum prej dy orësh”, tha qeveria. Një ndërprerje e tillë ka të ngjarë të çojë në kufizime të konsiderueshme lokale në jetën publike. Nëse dimri është i ftohtë, Franca po përgatitet për mundësinë që nuk do të mund të furnizohej mjaftueshëm energji elektrike për të përmbushur kërkesën në momente të veçanta, për shkak të goditjes të problemeve me energjinë bërthamore të vendit. Mirëmbajtja është vonuar për disa termocentrale bërthamore dhe një numër i madh i 56 reaktorëve të Francës janë ende jashtë rrjetit. Qeveria ishte e prirur të nënvizonte një marrëveshje për mbështetje të ndërsjellë me Gjermaninë, në të cilën Franca furnizon Gjermaninë me gaz natyror dhe do të marrë energji elektrike kur të jetë e nevojshme. Qeveria theksoi se popullata do të informohej në detaje një ditë përpara nëse një ndërprerje e energjisë elektrike ishte e pashmangshme përmes një aplikacioni të veçantë, të quajtur EcoWatt, i cili ofron përditësime rreth rrjetit. Zyrtarët thanë se spitalet dhe objektet e tjera të rëndësishme nuk do të preken, por ato që mund të preken përfshijnë hekurudhat, metrotë, shkollat, universitetet dhe ndriçimin që nuk nevojiten për qëllime sigurie. Mbetet shqetësimi për funksionimin e rrjetit telefonik, i cili mund të ndikohet. Mungesat mund të ndodhin midis orëve 08:00-13:00 dhe midis orës 18:00-20:00, sipas qeverisë, pikërisht atëherë kur konsumi është më i lartë.https://ata.gov.al/2022/12/01/fokus-franca-pergatitet-per-nderprerje-te-furnizimit-me-energji-elektrike/
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on