Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREFranca nuk është në favor të pezullimit të ndihmës së BE për...

Franca nuk është në favor të pezullimit të ndihmës së BE për palestinezët

Franca nuk është në favor të pezullimit të ndihmës që përfiton drejtpërdrejt populli palestinez, tha sot Ministria e Jashtme franceze, sipas CNN. Franca dha 95 milionë euro (100 milionë dollarë) mbështetje për palestinezët në vitin 2022, duke u fokusuar te “uji, shëndetësia, siguria ushqimore dhe arsimi”. Në deklaratë thuhej se ministria ia bëri të qartë pozicionin e saj Komisionit Evropian, pas komenteve të një zyrtari të komisionit se pagesat e ndihmës së Bashkimit Evropian për palestinezët do të pezulloheshin pas sulmit të Hamasit. BE-ja më vonë u tërhoq dhe tha se pagesat nuk do të ndaleshin, por po niste një “rishikim urgjent të ndihmës së BE-së për Palestinën”. Rishikimi nuk do të ndikojë në ndihmën e ofruar nga Operacionet Evropiane të Mbrojtjes Civile dhe Ndihmës Humanitare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments