Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIFranca ndalon shitjet e iPhone 12

Franca ndalon shitjet e iPhone 12

Franca të martën urdhëroi Apple-n të tërheq iPhone 12 nga shitja pasi testet zbuluan se modeli në fjalë prodhon nivele rrezatimi që tejkalonin pragun rregullator. “Shitja e iPhone 12 është ndaluar në Francë derisa Apple të ofrojë një përditësim për të gjitha pajisjet e prekura”, tha ministri francez për Tranzicionin Dixhital dhe Telekomunikacionin, Jean-Noel Barrot në X. Barrot i kërkoi Agjencisë Kombëtare të Frekuencave (ANFR), mbikëqyrësi i rrezatimit të Francës, “të mobilizojë agjentët e saj për të siguruar respektimin plotë të ndalimit”. Më herët, ANFR në një deklaratë tha se kohët e fundit ka kontrolluar Normat Specifike Absorbuese (SAR) të 141 telefonave, përfshirë iPhone 12. SAR përcakton sasinë e energjisë së bartur nga valët elektromagnetike dhe të absorbuara nga trupi i njeriut. Duke theksuar se kishin vërejtur tejkalim të kufirit SAR të iPhone 12, ANFR i kërkoi Apple-s të zbatojë të gjitha mjetet e disponueshme për të korrigjuar me shpejtësi këtë lëshim. “Në rast se kjo nuk arrihet, do të kërkojmë nga Apple që të tërheqë çdo njësi që ka shitur tashmë”, thuhet ndër të tjera. Telefonat celularë që mbahen në xhep apo në dorë në Evropë, duhet të kenë nivel rrezatimi prej 4 vat për kilogram, ndërsa ANFR zbuloi se tek iPhone 12 kjo sasi ishte 5.74 vat për kilogram.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments