Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin u bëri thirrje vendeve evropiane për formimin e një “sistemi të përbashkët azili”. I ftuar në kanalin francez BFMTV, ministri Darmanin bëri një deklaratë lidhur me sulmin me thikë që ndodhi më 8 qershor në qytetin Annecy. Darmanin tha se është konstatuar se nuk ka asnjë pengesë që i dyshuari për sulmin të qëndrojë në paraburgim, duke iu nënshtruar marrjes në pyetje dhe hetimit. Më tej ministri francez theksoi se i dyshuari nuk është radikal. “Pyetja është kjo, pse një person që ka të drejtë azili në Suedi mund të kërkojë azil në Francë?. Ndoshta mund të mendojmë edhe për një të drejtë evropiane azili”, tha Darmanin. Ai tha se kjo mund të bëhet përmes një dosjeje të përbashkët në vendet evropiane dhe më tej tërhoqi vëmendjen se në situatën aktuale këto vende kanë rregulla të ndryshme për të pranuar aplikime për azil. Më 8 qershor në qytetin Annecy të Francës një person sulmoi me thikë personat përreth parkut dhe plagosi gjashte persona, kater prej të cilëve fëmijë ndërsa policia arrestoi më pas të dyshuarin. Në pamjet e ndara në median sociale lidhur me sulmin, i dyshuari vërehet me thikë në dorë dhe duke sulmuar fëmijë përreth pavarësisht përpjekjeve për parandalim nga dy persona. Darmanin theksoi se i dyshuari kërkesa për azil e të cilit ishte pranuar në vitin 2013 në Suedi, kishte leje qëndrimi në këtë vend. Ai shtoi se i dyshuari kishte bërë kërkesë për azil në Zvicër, Itali dhe në tetor 2022 në Francë. Ministri francez tha se vendi i tij ka refuzuar më 4 qershor kërkesën për azil të të dyshuarit. atsh
Franca kërkon sistem të përbashkët evropian azili
RELATED ARTICLES