Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREFotoja e shtatzënës ukrainase fiton ”World Press Photo”

Fotoja e shtatzënës ukrainase fiton ”World Press Photo”

Një fotografi e një gruaje shtatzënë duke u shpëtuar nga një maternitet i shkatërruar në qytetin ukrainas të Mariupolit ka fituar konkursin e njohur ndërkombëtar ”World Press Photo”. ”Fotografi ukrainas Evgeniy Maloletka është vlerësuar me çmimin e parë për foton”, njoftoi sot juria në Amsterdam. Fotoja e realizuar më 9 mars 2022 për agjencinë e lajmeve AP, tronditi njerëzit në mbarë botën. Ajo tregon një grua të plagosur dhe shtatzënë të rëndë duke u transportuar me barelë nga një maternitet i bombarduar. Gruaja dhe foshnja e saj nuk patën fatin të jetonin ”Kjo fotografi kapi vuajtjet njerëzore të shkaktuara nga pushtimi rus i Ukrainës”, tha presidenti i jurisë, Brent Lewis. “Vdekja e gruas shtatzënë dhe e fëmijës përfshin një pjesë të madhe të kësaj lufte dhe qëllimin e mundshëm të Rusisë”, theksoi Lewis. “Është sikur po përpiqen të vrasin të ardhmen e Ukrainës”, theksoi një anëtar i jurisë. Sipas jurisë, fituesit e konkursit të këtij viti përfaqësojnë temat më të rëndësishme të vitit 2022. Fituesit u përzgjodhën nga rreth 60 000 foto në kategori të ndryshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments