Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIForumi Global për Ushqimin-Bujqësinë

Forumi Global për Ushqimin-Bujqësinë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca po merr pjesë në Forumit Global për Ushqimin dhe Bujqësinë 2023, që mbahet në kuadër të Javës së Gjelbër, që zhvillohet në Berlin të Gjermanisë. Në këtë forum të nivelit të lartë, marrin pjesë lider nga vende të ndryshme të botës, investitorë dhe sipërmarrës të kompanive të mëdha botërore që operojnë në fushën e zhvillimit të bujqësisë, si dhe ministra e zyrtarë të lartë nga shtete të ndryshme. Krifca mori pjesë në pritjen e organizuar me këtë rast, nga ministri Federal i Gjermanisë për Bujqësinë dhe Ushqimin, Cem Ozdemir, teksa publikoi në rrjetet sociale foton familjare me ministrat e Ballkanit Perëndimor, pjesëmarrës në Forumin Global për Ushqimin dhe Bujqësinë 2023. “Me ministrat e Ballkanit Perëndimor në pritjen e organizuar nga Ministri Federal i Gjermanisë për Bujqësinë dhe Ushqimin, Cem Ozdemir, në hapjen e Javës së Gjelbër dhe Forumit Global për Ushqimin dhe Bujqësinë 2023”, shkroi Krifca . Ministrja Krifca është ftuar nga Komisioneri Evropian për Bujqësinë Janusz Wojciechowski për të qenë pjesë e Panelit Ministror të Nivelit të Lartë në Forumin Global 20223 për Ushqimin dhe Bujqësinë (GFFA). GFFA është një konferencë ndërkombëtare mbi çështjet qendrore me rëndësi jetike për politikat globale bujqësore dhe ushqimore. Mbahet çdo vit në Berlin, organizuar nga Ministria Federale e Ushqimit dhe Bujqësisë e Gjermanisë. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments