Më 8 nëntor 1462, u shkrua dokumenti i parë në shqip, Formula e Pagëzimit. Formula është shkruar prej kryeipeshkvit të Durrësit, imzot Pal Engjëllit, në gjuhën kishtare të kohës, në latinisht. Dokumenti ruhet në bibliotekën Laurentiane të Firencës dhe për herë të parë është gjetur në vitin 1915 nga historiani rumun, Nicolae Jorga. Dokumenti është fryt i vizitës baritore, që kryeipeshkvi shqiptar imzot Pal Engjëlli, bëri si udhëheqës shpirtëror nëpër kishat famullitare e viset e kryedioqezës së Durrësit të kohës. Në mbarim të kësaj vizite baritore, imzot Pal Engjëlli pasi përballet me vështirësitë që i kanoseshin popullsisë shqiptare, u lë porosi priftërinjve të pagëzonin foshnjat, në rast rreziku vdekjeje, me fjalët e Formulës së Pagëzimit: “Unë po të pagëzoj në emër të Atit, e të Birit e të Shpirtit Shenjt”. Në kryeveprën e tij kushtuar Skënderbeut, Marin Barleti shkruan se Pal Engjëllit ishte burrë i ditur, me zotësi të rrallë në oratori, të cilin Skënderbeu e mbajti afër vetes për kulturën dhe maturinë e tij.