Një automjet i përdorur “Ford Escort RS Turbo” i zi, i drejtuar nga Princesha e Uellsit, Diana nga 23 gusht 1985 deri më 1 maj 1988 është shitur për 650,000 £. Automjeti iu shit një blerësi në Britaninë e Madhe në ankandin “Silverstone Auctions”. Diana ishte fotografuar me “RS Turbo Series 1” jashtë dyqaneve në Chelsea dhe restoranteve në Kensington. Ajo preferonte ta ngiste vetë makinën e saj dhe shoqërohej nga një anëtar i Komandës së Mbrojtjes së Mbretërve (SO14) në sediljen e pasagjerit. Automjeti besohet të jetë unik dhe prodhimi i vetëm në ngjyrë të zezë “RS Turbo Series 1”, siç ishte rënë dakord nga S014 dhe departamenti i “Ford PR” për arsye diskrecioni, në vend të modelit të vetëm të prodhuar me ngjyrë të bardhë. Departamenti i inxhinierisë speciale të automjeteve të fabrikës “Ford” kishte për detyrë të furnizonte makinën. Gjithashtu, automjeti kishte një pasqyrë dytësore të pamjes së pasme për oficerin e mbrojtjes dhe një radio në kutinë e dorezave, me kabllo të dukshme. Automjeti kishte kryer vetëm 24,961 milje në orë. Në qershor 2021, një tjetër “Ford Escort” i përdorur nga Diana u shit në ankand për 52,000 £. Arwel Richards, specialist i automjeteve klasike në ankandin “Silverstone Auctions”, tha se makina i kishte tejkaluar të gjitha pritshmërite, dhe se ishte një rekord botëror në dhjetëshen e parë për këtë kategori makinash.https://ata.gov.al/2022/08/28/ford-escort-i-princeshe-dianes-shitet-per-650000/
“Ford Escort” i Princeshë Dianës shitet për 650,000 £
RELATED ARTICLES