Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të martën leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0,63 lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha europiane, euroja zbriti me 0,13 lekë. Dollari amerikan u këmbye me 105.41 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 113.98 lekë. Ndërkohë paundi britanik dhe franga zvicerane u zhvlerësuan me përkatësisht 0.49 lekë dhe 0.84 lekë në raport me lekun. Monedha britanike këmbehet me 129.48 lekë dhe franga zvicerane me 114.85 lekë. atsh