Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIForcohet Euro, dobësohet Dollari në raport me Lekun

Forcohet Euro, dobësohet Dollari në raport me Lekun

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën monedha vendase lek, forcoi pozitat në raport me dollarin amerikan dhe u zhvlerësua me euron, krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 119.84 lekë ose 0.25 lekë më pak dhe euroja i ka forcuar lehtë pozitat me 0.09 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 116.91 lekëve. Në pozita të kundërta në këmbim me lekun, paraqiten sot edhe paundi britanik e franga zvicerane. Monedha britanike këmbehet me 135.14 lekë, ose 0.24 lekë më shumë dhe franga zvicerane këmbehet me 119.66 lekë, ose 0.04 lekë më pak se në fundjavë. Sipas ekspertëve këmbimi valutor është i qëndrueshëm dhe luhatjet në raport me lekun janë të lehta si pasojë e efekteve sezonale.https://ata.gov.al/2022/10/17/forcohet-euroja-dobesohet-dollari-ne-raport-me-lekun/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments