Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me të enjten, ndërsa euroja humbi terren. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.37 lekë dhe këmbehet me 106.24 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.15 lekë dhe këmbehet me 116.14 lekë. Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u nënçmua me 0.33 lekë duke zbritur në kuotën 130.14 lekë. Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 116.34 lekë, ose 0.10 lekë më pak se ditën e enjte.atsh
Forcohet dollari ndaj lekut, euroja humb terren
RELATED ARTICLES