Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIForcohet dollari ndaj lekut

Forcohet dollari ndaj lekut

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me të enjten, ndërsa euroja humbi terren. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.35 lekë dhe këmbehet me 98.15 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.30 lekë dhe këmbehet me 106.44 lekë. Paundi britanik, krahasuar me një ditë më parë, u mbiçmua me 0.31 lekë, duke u ngjitur në kuotën 126.44 lekë. Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 108.92 lekë, ose 0.06 lekë më pak se ditën e enjte. Banka e Shqipërisë vlerëson se kursi i këmbimit valutor paraqitet i qëndrueshëm dhe reflekton kërkesë ofertën e tregut, ndikuar nga faktorët sezonal, që aktualisht shoqërojnë sezonin veror me prurje më të lartë të valutës në vendin tonë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments