Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, këtë fillimjave dollari amerikan fitoi pikë kundrejt lekut, ndërsa euroja ishte në nivele të qëndrueshme, krahasuar me fundjavën. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet me 116.00 lekë, ndërsa dollari u ngjit me 0.22 pikë, duke u këmbyer me 108.61 lekë. Ndërkohë, paundi britanik zbriti me 0.42 lekë dhe këmbehet me 130.74 lekë dhe franga zvicerane u mbiçmua me 0.23 lekë dhe këmbehet me 117.70 lekë.atsh
Forcohet dollari amerikan, euro në nivele të qëndrueshme
RELATED ARTICLES