Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën monedhat e huaja forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me fundjavën. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0.45 lekë dhe këmbehet me 91.15 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 101.07 lekëve, ose 0.14 lekë më shumë se të shtunën. Me 0.36 lekë, pozitat i ka forcuar edhe paundi britanik. Monedha britanike këmbehet me 117.01 lekë, ndërsa franga zvicerane u nënçmua me 0.64 lekë dhe këmbehet me 105.30 lekë.