Në tregun e këmbimit valutor vendas, mesjava ka shënuar një vlerësim të monedhave të huaja në raport me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 2.97 lekë dhe këmbehet me 95.81 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 104.70 lekëve, ose 2.75 lekë më shumë se ditën e mërkurë. Me 2.68 lekë, pozitat i ka forcuar edhe paundi britanik. Monedha britanike këmbehet me 121.36 lekë, ndërsa franga zvicerane u mbiçmua me 3.45 lekë dhe këmbehet me 109.27 lekë. ATSH