Friday, April 11, 2025
HomeSOCIALEForcat shqiptare pjesë e stërvitjes “Steadfast Defender” në Poloni

Forcat shqiptare pjesë e stërvitjes “Steadfast Defender” në Poloni

Shqipëria është pjesë e Trupave të Gjendjes të Gatishmërisë së Lartë të NATO-s. Së fundmi ata u trajnuan në Poloni gjatë stërvitjes “Steadfast Defender”. Atje u testua ndërveprueshmëria e tyre me aleatët e tjerë të NATO-s. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi theksoi sot se, Shqipëria, si anëtare e NATO-s, paraqet një angazhim të padiskutueshëm në sigurinë globale. “Përfaqësimi ynë në Aleancë tregon përkushtimin tonë të vazhdueshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në nivel ndërkombëtar”, nënvizoi ministri.

“Kontributi dhe pjesëmarrja jonë në operacionet e NATO-s janë shembuj të qartë të përkushtimit tonë për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe promovimin e vlerave të lirisë dhe demokracisë”, shtoi Peleshi në një postim në rrjetet sociale, teksa ndau edhe pamje nga stërvitja e forcave shqiptare në Poloni. Toger Odisea Kasa, i Batalionit të Këmbësorisë të forcave shqiptare u shpreh se, “është shumë e rëndësishme të bashkëpunosh me aleatët, sepse ndërveprimi ndikon në përmirësimin dhe forcimin e performancës”.

“Vij nga një familje veteranësh të Luftës, gjë që më motivon të bëhem edhe unë pjesë e Forcave të Armatosura. Ti lufton për vendin tënd, kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha ai. “Ushtria është si një familje e madhe, ku të gjithë punojmë, gëzohemi, ushqehemi dhe stërvitemi bashkërisht. Ne jemi miq”, theksoi Kasa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ