Zbatimi i projektit ndërkufitar Shqipëri, Itali, Mali i Zi, “Food4Health”, i financuar nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet Instrumentit të Asistencës Financiare të Bashkëpunimit (Interreg), pritet të nxisë përmirësimin e zinxhirit të vlerës për produktet tipike lokale. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, njëherazi Presidente e CIHEAM, në vizitën zyrtare që po zhvillon në Itali, gjatë mbledhjes së Bordit Drejtues të CIHEAM, u ndal edhe në Tricase, në Qendrën e Institutit Agronomik Mesdhetar (CIHEAM), me të cilët dhe në bashkëpunim me rajonin e Puglias, rajonin e Molises, po zbatohet ky projekt. Sipas njoftimit të Ministrisë së Bujqësisë, bëhet me dije se, ministrja Krifca vizitoi laboratorin e komunitetit “FOOD4HEALTH”, në Tricase, i ndërtuar si nismë e projektit “Interreg”, me qëllim transmetimin e teknologjive për përpunimin e produkteve të fermerëve të vegjël dhe peshkatarëve, të certifikuara sipas standardeve ndërkombëtare. “Pata mundësinë të shikoj nga afër implementimin e aktiviteteve që po ndërmerren në kuadër të qasjes së përbashkët rajonale për zhvillimin ekonomik të komuniteteve lokale. Me partnerët italianë dhe ata nga Mali i Zi, shkëmbyem eksperiencat e deritanishme, të cilat kanë si synim mbështetjen e fermerëve dhe prodhuesve të vegjël dhe të mesëm”, tha Krifca. Përmes këtij projekti, vijoi ministrja, nxitet përmirësimi i zinxhirit të vlerës për produktet tipike lokale, duke i mbështetur ata në rritjen e konkurrueshmërisë dhe gjetjen e tregjeve të reja. Krifca: Inkubatorë për përpunimin e peshkut dhe frutave në Vlorë dhe Korçë Ministrja Krifca gjatë vizitës në laboratorin e Tricases, i cili i shërben komunitetit lokal dhe bizneseve të zonës, tha se, “shembuj të tillë të suksesshëm po zbatojmë edhe në Shqipëri, në QTTB-në e Vlorës dhe Korçës për përpunimin e peshkut dhe frutave”. Ministrja informoi se, po shkon drejt përfundimit puna për ngritjen e inkubatorit të përpunimit të frutave në Korçë dhe atij të përpunimit të peshkut në Vlorë, si pjesë e projektit “Food4Health”. Në inkubatorin e Korçës do të përpunohen prodhimet autoktone të zonës: mollë, qershi dhe kumbull, 3 nga llojet e frutave që kultivohen masivisht nga fermerët e Qarkut Korçë. Ndërsa inkubatori i Vlorës i vjen në ndihmë peshkatarëve të vegjël për përpunimin e peshkut. Me këto investime qeveria shqiptare synon mbështetjen e fermerëve të vegjël, zhvillimin e zinxhirit ushqimor dhe përmirësimin e cilësisë së produktit sipas standradeve më të mira, që kërkon tregu. Ngritja e dy inkubatorëve është pjesë e një projekti ndërkufitar, i cili vjen si një bashkëpunim i ri, me qëllim që t’i japë më shumë vlerë prodhimit autokton. Në to do të përpunohen për t’u kthyer në reçel, frutat e cilësisë së dytë e të tretë, të cilat nuk kanë mundësi të dalin në treg apo të grumbullohen në frigoriferë dhe e njëjta gjë edhe për peshkun në Vlorë. Produkti final nga këto inkubatorë do të jetë i certitifikuar sipas standardeve të BE-së, me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së produktit shqiptar në tregun vendas dhe atë të eksportit. Sipas agjendës së aktiviteteve, vizita zyrtare e ministres Krifca në Itali, po vijon me një takim me kryetarin e bashkisë së Tricase-s, Antonio De Donno, të cilin e falenderoi për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ofruar në realizimin me sukses të këtij projekti, ku Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është partner drejtues. atsh
“Food4Health”, mbështetje fermerëve e prodhuesve
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on