Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREFondi Shtetëror i Artit i Kosovës

Fondi Shtetëror i Artit i Kosovës

80 vepra të artit të krijuara nga artistë kosovarë, të blera nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit, janë ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Menjëherë ka patur interesim të lartë, nga publiku, për t’i parë nga afër këto vepra. Në këtë koleksion prezantohen piktura, skulptura, grafika, fotografi, instalacione, vepra të artit vizual dhe audiovizual. Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit të Kosovës, përmes blerjes së veprave të artit synon të mbledhë, ruajë dhe mirëmbajë veprat e artit që janë krijuar nga artistë vendorë, të pasurojë Fondin Shtetëror të Artit, të inicojë tregun e shitblerjes së artit në Kosovë dhe promovimin vendor e ndërkombëtar të veprave të artit, përmes zhvillimit të diplomacisë publike. Koleksioni do të jetë i hapur për publikun deri më 15 janar të vitit 2023.ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments