Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIFondi i ri shtesë 160 milionë lekë për bletarinë

Fondi i ri shtesë 160 milionë lekë për bletarinë

Bletarët të cilët deri sot nuk kanë mundur të përfitojnë subvencione, tashmë do të mund të financohen me fondin e ri shtesë që është miratuar në mbështetje të këtij sektori. Qeveria shqiptare ka rialokuar një fond prej 160 milionë lekësh në dispozicion të bletarisë, duke arritur vlerën totale të mbështetjes në 309.6 milionë lekë, bëri të ditur Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca u shpreh se ky është një lajm i mirë dhe një nxitje që i jepet zhvillimit të mëtejshëm të këtij sektori, duke u nisur nga vlerat dhe kontributi që jep në ekonomi. Gjatë një takimi që ministrja Krifca, zhvilloi në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rura me bletarë dhe sipërmarrës të këtij sektori, vuri në dukje se, “jemi gati të çojmë në qeveri projektligjin për bletarinë”. “Jam krenare pasi përmbushim një kërkesë të kahershme të komunitetit të bletarëve, kaq të rëndësishëm për ekosistemin tonë bujqësor”, tha Krifca. “Ftuam në ministri përfaqësuesit e shoqatave të bletërritësve në vend si bashkëpunëtorët tanë më të mirë në procesin e hartimit të këtij projektligji për të rakorduar detajet fundit para nisjes për miratim në Këshillin e Ministrave dhe më pas në Parlament. U ndjeva mirë që kemi finalizuar një projektligj tërësisht të dakordësuar me të gjithë shoqatat dhe aktorët e sektorit”, u shpreh ministrja Krifca.https://ata.gov.al/2022/12/02/rialokohet-fondi-i-ri-shtese-160-milione-leke-per-bletarine/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments