Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIFondi i Ballkanit Perëndimor dhe BE, thirrje për mbështetjen e shoqërisë civile

Fondi i Ballkanit Perëndimor dhe BE, thirrje për mbështetjen e shoqërisë civile

E quajtur “ERC Grants”, kjo skemë për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal do të financojë me 30.000 euro grant projektet rajonale në Ballkanin Perëndimor. Skema bashkëfinancohet nga Bashkimi Europian, përmes IPA III. Fondi i Ballkanit Perëndimor (Western Balkans Fund) është një organizatë rajonale e themeluar në vitin 2017 nga ana e Ministrive të Punëve të Jashtme të rajonit, për të mbështetur procesin e bashkëpunimit dhe ripajtimit. Si i tillë, operon në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinë. Në 10 thirrje të mëparshme, Fondi ka mbështetur mbi 250 projekte rajonale, me mijëra përfitues të drejtëpërdrejtë dhe indirekt. Falë këtyre thirrjeve, mbi 7 mijë organizata të shoqërisë civile dhe individë janë nxitur të bashkëpunojnë për herë të parë në kontekstin rajonal.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments