Tirana Airport Partners (TIA) informon të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nesër, 6 dhjetor, të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre. Kjo është pjesë e masave të marra për shkak të samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet nesër në Tiranë, ku pjesëmarrës do të jenë liderët e Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas TIA-s, kjo prezencë kërkohet në mënyrë që pasagjerët mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre. Ndërkohë autoritetet në vend kanë paralajmëruar masa shtesë sigurie, ndërsa kanë publikuar dhe akset rrugore në të cilat nuk do të lejohet qarkullimi apo parkimi.https://ata.gov.al/2022/12/05/tia-fluturimet-e-dates-6-dhjetor-pasagjeret-4-ore-perpara-ne-aeroport/
Fluturimet e datës 6 dhjetor, pasagjerët 4 orë përpara në aeroport
RELATED ARTICLES