Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIFluturime direkte nga aeroporti i Tiranës për në Amsterdam me Transavia

Fluturime direkte nga aeroporti i Tiranës për në Amsterdam me Transavia

Aeroporti i Tiranës mirëpret fluturimet direkte për në Amsterdam me “Transavia”. Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë direkt drejt Amsterdamit, falë fillimit të operimit të linjës ajrore të mirënjohur “Transavia”. Në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) u zhvillua një ceremoni mirëseardhjeje, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Holandës në vendin tonë Reinout Vos.

Linja direkte nga dhe drejt Amsterdamit shënon një tjetër moment të rëndësishëm për TIA-n, që vazhdon të zgjerojë hartën e destinacioneve direkte dhe të rrisë numrin e kompanive ajrore prestigjioze ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri. Transavia (HV), është një degë e Grupit Air France-KLM.

Pasagjerët kanë gjithashtu komoditetin e rezervimit të biletave brenda rrjetit të grupit për destinacione të tjera nëpërmjet: Air France (AF) në CDG (aeroporti i Parisit “Charles de Gaulle”) dhe Transavia France (TO) në 2 (dy) destinacione shtesë: ORY (Aeroporti “Orly”) dhe LYS (Aeroporti i Lionit “Saint-Exupery”).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments