Fluksi i lartë i turistëve të huaj në vendin tonë dhe preferenca e tyre për të përdorur kartat bankare për blerjet apo pagesat, ka nxitur shumë biznese të instalojnë POS-e (pagesa përmes kartave bankare). Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë numri i POS-eve në fund të tremujorit të tretë të vitit është rritur me 14.4% krahasuar me fundin e viti 2022. Nga 16,227 në fund të vitit 2022, numri i POS-eve në gjithë territorin është rritur në 18,570. Ndërkohë që krahasuar me fundin e viti 2021, numri i pikave të shitjes përmes kartave bankare rezulton në rritje me 35.1%. Paralelisht në rritje ka ardhur edhe numri i ATM-ve (bankomate), i cili nga 855 në fund të vitit 2022, ka shkuar në 944 në fund të nëntëmujorit.
Fluksi i lartë i turizmit rriti me 35% pagesat përmes kartave bankare
RELATED ARTICLES