Nga sot tragetet në portin e Durrësit nisin lundrime të dyfishuara për të përballuar fluksin e udhëtarëve, tashmë i përqendruar në dalje nga vendi ynë drejt brigjeve italiane. Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur se po punohet me kapacitet të plotë nga të gjitha strukturat që operojnë në Portin e Durrësit, me qëllim shmangien e vonesave në përpunimin e pasagjerëve. “Gjatë periudhës 20 – 31 dhjetor 2022, nëpërmjet Portit të Durrësit kanë hyrë rreth 30.000 shtetas të huaj e shqiptarë”, theksoi APD. Si çdo fundviti edhe në kapërcyellin e viteve 2022-2023 pati një rritje të ndjeshme të numrit të udhëtarëve vendas që udhëtuan me tragete drejt portit të Durrësit. Ndërkohë, në ditët e para të janarit të këtij viti, ata kthehen në vendet e tyre të punës. ATA