Shoqërive Rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve i janë shtuar automjete të reja, me qëllim përmirësimin dhe reagimin ndaj problematikave që mund të ndodhin në sistemet e ujësjellësit dhe kanalizimeve në vendit.
Mjetet e reja do të përdoren për mirëmbajtjen e rrjeteve të ujësjellësit dhe kanalizimeve, duke përfshirë automjete për pastrimin dhe inspektimin e linjave të ujësjellësit, si dhe për ndihmën në situata emergjente.
Ky investim synon të rrisë kapacitetet e shërbimeve publike dhe të përmirësojë reagimin ndaj çdo problematike, duke garantuar një shërbim më efikas për qytetarët