Flija regjistrohet si markë e mbrojtur

0
2

Flija e Kukësit është një tjetër produkt autokton shqiptar që është regjistruar si “Specialitet Tradicional i Garantuar” (STG).

Regjistrimi i flisë së Kukësit si markë e mbrojtur erdhi pasi kaloi testet e verifikimit të përputhshmërisë për treguesit gjeografikë, emërtimin e origjinës dhe traditës, për të marrë kështu logon kombëtare dhe prezantimin në treg si “Specialitet Tradicional i Garantuar”.

Promovimi dhe certifikimi i produkteve autentike shqiptare është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të turizmit rural në Shqipëri.

Aktualisht Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka certifikuar deri tani me emërtim “Specialitet Tradicional i Garantuar” 4 produkte tipike: Djathi i Ziem, Veleçik, Shkodër; Mjalti i Bedunicës, Përmet; Djathi i Dhisë, Bjeshkët e Runjës, si dhe djathin e Mishavinës të Kelmendit, që i japin vlerë të shtuar traditës së trojeve tona nga veriu në jug të Shqipërisë.