Një ekspozitë e veçantë fotografike nga gjimnazistë nga Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë është çelur këtë të enjte në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Përmes këtyre fotove që tejkalojnë barrierat gjuhësore, këta nxënës kanë treguar talentet e tyre. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi përmes një postimi në rrjetet e saj sociale informoi se kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për një javë. “Ekspozita më e bukur dhe e veçantë sot në hollin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit nga gjimnazistët e Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë. I takova nga afër këta artistë, të cilët janë brezi i parë i nxënësve që po përfitojnë nga hapja e shkollës së mesme në këtë institut dhe që këtë herë falë projektit EU4InclusiveTeaching kanë realizuar këto fotografi kaq mbresëlënëse”, u shpreh Kushi. Ministrja Kushi i bëri thirrje dashamirëve të fotografisë se mund të vijnë ta vizitojnë ekspozitën nga afër në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. “Dyert e ministrisë sonë do të qëndrojnë të hapura gjatë një jave për ekspozitën me titull ‘Flasim përmes fotove’, duke i ftuar të gjithë dashamirësit e fotografisë, por edhe miqtë dhe shokët e këtyre nxënësve të mrekullueshëm”, theksoi ajo. Kjo ekspozitë shënon një moment të veçantë, pasi është ekspozita e parë fotografike e nxënësve të talentuar të Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë në Tiranë. atsh
“Flasim përmes fotove”,nga Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on