“Fjetja e Hyjlindëses Mari” në Sinjë

0
4

Kisha është një ndërtim tipik për stilin e jetesës së komuniteteve të eremitëve, që filluan të lulëzojnë së tepërmi gjatë shek. XII-XIII.

Në brendësi ndodhen tri shtresa afreskësh; nga të cilat, nga shtresa e parë ruhet vetëm një fragment i portretit të Shën Mërisë Platitera, ndërsa nga shtresa e dytë, ruhet një mbishkrim, i cili e daton afreskun në vitin 1292, koha e sundimit të Andronik Paleologut dhe e gruas së tij Irena. Në këtë shtresë, afresku paraqet një skenë të tipit Deisis me Shën Mërinë dhe Gjon Pagëzorin në krah të Krishtit. Ndërsa faza e tretë e afreskut i përket periudhës postbizantine. I gjithë sfondi i pikturës është realizuar në shkëmbin natyror të malit Shpirag, por pjesa më e madhe është nxirë nga tymrat e zjarreve dhe qirinjve.